Kylie zbulon detaje të reja për emrin e djalit: Ne nuk e thërrasim Wolf

Mediale Vip

Kylie zbulon detaje të reja për emrin e djalit: Ne nuk e thërrasim Wolf

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 17:05
Kylie Jenner

Kylie Jenner ishte e pranishme në "The Late Late Show" me James Corden këtë javë, së bashku me mamanë e saj Kris Jenner, dhe sigurisht s’kishte si të mos pyetej për emrin e djalit të saj. Rikujtojmë se Kylie fillimisht njoftoi në shkurt se emri i djalit të saj ishte Wolf Webster, por më vonë zbuloi se ai nuk do të quhej më Wolf, pasi kuptuan se nuk i përshtatej si emër.

Që atëherë ka pasur disa aludime për emrin, por asgjë nuk është konfirmuar nga familja.

Gjatë bisedës me James Corden, Kylie zbuloi se ajo dhe Travis Scott ende nuk e kanë ndryshuar ligjërisht emrin Wolf.

“Ne nuk e kemi ndryshuar zyrtarisht emrin,” shpjegoi Kylie. "Emri i tij është ende Wolf. Por nuk do të jetë emri i tij. Ne thjesht po presim."

Kylie theksoi se ata nuk e quajnë Wolf djalin, duke shtuar se e kanë një ide për emrin e ri, por thjesht nuk janë gati të ndajnë publikisht, sepse Travis është ende duke kërkuar opsione të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat