“Do të rrisim djalin që ka aq shumë nevojë kjo botë”: Einxhel bën dedikimin e ndjerë për vogëlushin

Mediale Vip

“Do të rrisim djalin që ka aq shumë nevojë kjo botë”: Einxhel bën dedikimin e ndjerë për vogëlushin

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 06:49
Einxhel dhe Dj Dagz

Çifti Einxhel dhe Dagz tani po bëhen prindër të një fëmije.

Dyshja së fundmi treguan edhe për fansat se do të iu lind një djalë.

Ndërkohë nuk po mungojnë as dedikimet e ndjera për vogëlushin e tyre.

Emocionet që ka moderatorja i ka shprehur edhe në një video të fundit në Instagram.

“Hey Little Baby Boy. Na u desh kohë të mblidhnim emocionet tona…sepse mbrëmë na dhe surprizën më të madhe të jetës tonë. Të donim ende pa qenë në jetën tonë…por ama dje na ke bërë sërish dy njerëzit më të lumtur në botë. Tani dimë se si të drejtohemi, e dimë çfarë rrobash e lodrash mund të duash ti.

Dhe akoma më shumë do të përpiqemi të të kuptojmë kur të të kemi në krahë… Na surprizove, por për mirë, edhe pse do ishin prindërit e shkëlqyer të një vajze të fortë, por tani akoma më shumë jemi të bindur që jemi prindërit e duhur për të rritur djalin që kjo botë ka aq shumë nevojë.

Boy, We already Love You So Much”, ka shkruar Einxhel krahas kësaj videoje speciale. Kujtojmë që dyshja, romanca e të cilave nisi brenda shtëpisë së famshme të Big Brother VIP, konfirmuan vetëm disa javë më parë se do të bëheshin prindër, pas shumë thashethemesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat