“Po të ishte gjallë babai im, s’do të isha përfshirë në pornografi”, aktorja e filmave për të rritur flet për jetën e saj

Mediale Vip

“Po të ishte gjallë babai im, s’do të isha përfshirë në pornografi”, aktorja e filmave për të rritur flet për jetën e saj

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 00:25
Chloe Cherry

Chloe Cherry ka folur për zgjedhjen e të bërit filma për të rritur dhe se si humbja e babait të saj luajti një rol vendimtar. Ajo foli në podkastin “Going Mental” dhe theksoi se është rritur në një mjedis mjaft të dashur dhe mbështetës, por është tronditur kur i ka vdekur babai.

I ati i saj ndërroi jetë nga kanceri kur ajo ishte ende një fëmijë. Kështu, ajo vendosi të bënte disa ndryshime në jetën e saj dhe një prej tyre ishte përfshirja në pornografi, pasi besonte se duhej të zotëronte shumë gjëra në një periudhë të shkurtër kohore.

“Gjithmonë kam menduar se nëse babai im do të jetonte do të isha normale. Unë thjesht do të kisha shkuar në kolegj si një person normal dhe do të kisha bërë një punë të rastësishme dhe do të isha një njeri normal. Për shembull, nuk do t’i bëja të gjitha këto nëse babai im do të ishte ende pranë.

Unë nuk do të isha Chloe Cherry nëse babai im do të ishte ende pranë.“, theksoi ajo. Cherry ishte shtatë vjeç kur babai i saj u diagnostikua me kancer, dhe vdiq një vit më vonë. “Ishte vërtet e vështirë sepse ishte një vit i tërë të shihje dikë të luftonte me kancerin kur je kaq e re.

“Ishte një gjë shumë e çuditshme jo vetëm të mësohesh me idenë se dikush është i sëmurë, por që mund të jetë prindi yt dhe se ata jo vetëm që nuk do të mbijetojnë, por thjesht do të largohen. Ishte e gjitha me të vërtetë, me të vërtetë, shumë e rëndë në atë kohë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat