Ervin Gonxhi dhe Evi Reçi vijnë me këngën e re “Play the violin”

Mediale Vip

Ervin Gonxhi dhe Evi Reçi vijnë me këngën e re “Play the violin”

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 11:27
Evi Reçi

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Evi Reçi, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

Bëhet fjalë për një këngë të quajtur “Play the violin”, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me Ervin Gonxhin.

Me interpretimin në gjuhë angleze, teksti i kësaj kënge është shkruar nga vet artistja.

Producimi u realizua nga Gonxhi, teksa për videon u përkujdes A’Erlin Creativ Production.

Evi përndryshe viteve të fundit ka qenë më pasive me këngë e projekte të reja muzikore.

Megjithatë, ajo shquhet për hitet si: “I ngjan asaj”, “Dorëzohu”, “Zhdukem ngadalë”, “Si Margjelo” etj.

Ajo këtë periudhë u fokusua më shumë në televizion, duke qenë se prej vitesh është prezantuese e një emisioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat