Moderatorja shokon me deklaratën, tregon çfarë i bëri vajzës që i shkonte pas të dashurit të saj

Mediale Vip

Moderatorja shokon me deklaratën, tregon çfarë i bëri vajzës që i shkonte pas të dashurit të saj

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 14:10
Roza Lati

Moderatorja Roza Lati është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ajo i është përgjigjur disa pyetjeve në story të ndjekësve të saj.

Dikush e ka pyetur nëse ajo ka rrahur ndonjëherë ndonjë person. Mirëpo, Roza ka treguar se kur ishte 21 vjeç “ka gjurmuar me shkop bejsbolli një vajzë, e cila i ishte qepur të dashurit të saj.”

“Ke rrahur ndonjëherë njeri se dukesh gocë gangsta”, pyetja e ndjekësit

“Nuk e kam çuar kurrë veten në atë pikë të konfliktit. Jam e shkathët dhe e pres me thikë që në bisedë. Pa e çuar në atë pikë. Poor kur kam qenë 21 vjeç, mbaj mend që kam gjëmuar për rreth 3 javë njërën me shkop bejsbolli se ju qep të dashurit tim. E bëra të mos dilte nga shpia një muaj nga frika. Këtë po”, u përgjigj Roza.

Roza nuk para prononcohet për jetën e saj private. Së fundmi, ajo theksoi se nuk është e dashuruar.

Më herët, në një intervistë, ajo ka thënë se: “Për momentin unë nuk kam kohë për lidhje sepse lidhja ime më e rëndësishme është karriera edhe për momentin i jam fokusuar karrierës. Mendoj se dashuria dhe ndjenja ka hapësirën e vet që duhet t’i japësh vëmendje. Ndërkohë unë për momentin prioritet kam punën dhe rritjen time artistike. O njërën o tjetrën, që t’i mbash të dyja nuk më ka dalë asnjë djalë me yllin në ballë që të më pranojë mua me këtë intesivitet pune”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat