Jo vetëm Chiara Ferragni, bashkëprezantues në Sanremo edhe këngëtari i famshëm

Mediale Vip

Jo vetëm Chiara Ferragni, bashkëprezantues në Sanremo edhe këngëtari i famshëm

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 00:35
Gianni Morandi.

Pak nga pak po zbulohen informacione për festivalin e 73-të të Sanremos.

Amadeusi ka zbuluar emrin e dytë që do të prezantojë në të pesta netët e festivalit që mbahet në shkurt të vitit të ardhshëm.

Krah Chiara Ferragni-t, që u zbulua pak ditë më parë, do të jetë Gianni Morandi.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtari i famshëm prezanton Sanremon. Më parë në vitin 2011 dhe më pas edhe në vitin pasardhës ka bashkëprezantuar festivalin.

Në festivalin e shkurtit të kaluar, Morandi mori vendin e tretë me këngën “Apri tutte le porte”. Kujtojmë se ai ka qenë fitues i festivalit në vitin 1987.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat