Tentoi t’i futej në shtëpi / Arrestohet nga policia ‘fansi i çmendur’ i Selena Gomez, ja çfarë kërkonte ai

Mediale Vip

Tentoi t’i futej në shtëpi / Arrestohet nga policia ‘fansi i çmendur’ i Selena Gomez, ja çfarë kërkonte ai

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 11:13
Selena Gomez

Një fans i fiksuar pas Selena Gomez, i cili tentoi të futej në shtëpinë e këngëtares, është kapur nga policia mëngjesin e së dielës.

Burimet nga ‘LAPD’ na thonë se oficerët e arrestuan djalin ndërsa ai u përpoq të largohej nga shtëpia e saj në LA, por ekipi i sigurisë së Selenës e kishte kapur direkt në flagrancë. Na është thënë se i dyshuari ka kërcyer gardhin rreth orës 1 të mëngjesit dhe sigurimi menjëherë thirri policët.

Djali u përpoq të ikte, por oficerët e gjetën atë duke u endur nëpër lagje dhe ai tha se donte vetëm të takonte Selenën.

Sugurimi rrëfeu se djali nuk arriti të hynte në pronë, por  gjithçka ndodhi jashtë portës së saj. Selena nuk ishte në shtëpi gjatë asnjë incidenti. Djali nga mëngjesi i sotëm u dënua për shkelje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat