Alban Skënderaj publikon videoklipin e këngës “Isabel”

Mediale Vip

Alban Skënderaj publikon videoklipin e këngës “Isabel”

Më: 10 maj 2022 Në ora: 07:43
Alban Skënderaj

“Isabel” është titulli i këngës më të re të Alban Skënderajt që e ka lansuar në platformat muzikore.

Kantautori i njohur projektin e ri e ka kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa videoklipi tashmë ndodhet në YouTube.

Lorenc Aliaj është producent i këtij projekti, me melodi dhe tekst të shkruar nga vet këngëtari.

Për anën vizuale është angazhuar produksioni Imagine Films që e ka xhiruar videon muzikore.

Kënga “Isabel” pason bashkëpunimin me Lyrical Son, “Ndalma”, që u publikua para tri javësh dhe numëron mbi pesë milionë shikime në YouTube. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat