James Corden heq dorë nga emisioni i famshëm pas afro një dekade

Mediale Vip

James Corden heq dorë nga emisioni i famshëm pas afro një dekade

Më: 29 prill 2022 Në ora: 08:03
James Corden

Komediani britanik James Corden ka njoftuar se do të largohet nga emisioni i famshëm “The Late Late Show” vitin e ardhshëm. Aktori britanik sapo ka zgjatur kontratën e tij aktuale me rrjetin edhe për një vit, raportoi Deadline të enjten. Corden ka drejtuar emisionin e famshëm që nga viti 2015.

Duke folur në puntatës e së enjtes, ai tha se ishte “vendimi më i vështirë që ka marrë ndonjëherë.“Gjithmonë kam menduar se do ta bëja për 5 vjet dhe më pas do të largohesha por qëndrova. Kam menduar për të për një kohë të gjatë, duke menduar nëse mund të ketë një aventurë më shumë.”

Ai është bërë një emër i njohur në SHBA, duke prezantuar evente të tilla si Tony dhe Grammy.

 “Jam shumë krenar për atë që kemi arritur, ka qenë përtej ëndrrave të mia më të mëdha,” tha ai duke shtuar se sezoni i ardhshëm do të jetë “viti më i mirë që kemi pasur ndonjëherë… do të largohemi me zhurmë“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat