Kate dhe William ndajnë dy foto të reja të Princit Louis me rastin e veçantë

Mediale Vip

Kate dhe William ndajnë dy foto të reja të Princit Louis me rastin e veçantë

Më: 24 prill 2022 Në ora: 17:29
Kate dhe William me familje

Princi William dhe Kate Middleton kanë publikuar dy foto të reja të fëmijës së tyre më të vogël, Princit Louis, me rastin e ditëlindjes së tij të katërt.

"Nesër 4 vjeç!" ata shkruajtën përkrah fotove të publikuara dje.

Siç është bërë tani traditë, fotot janë shkrepur nga vetë Kate. Louis shihet zbathur në një plazh, duke u drejtuar drejt kamerës i buzëqeshur. Në një tjetër pozë ai mban një top portokalli në dorë.

Image

Louis mbante veshur pantallona të shkurtra, një këmishë me jakë me kuadrate dhe një triko gri të çelur me yje shumëngjyrëshe.

Në komente fansat ishin të çuditur se sa ishte rritur princi i vogël, duke qenë se Kate dhe William nuk publikojnë shpesh foto të tij.

Seti i fundit fotografik ku është shfaqur Louis, ishte fundi i vitit të kaluar për kartolinën familjare të Krishtlindjeve 2021.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat