Përveç Kylie-t, Blac Chyna ka kërcënuar me jetë edhe një person tjetër të familjes Kardashian

Mediale Vip

Përveç Kylie-t, Blac Chyna ka kërcënuar me jetë edhe një person tjetër të familjes Kardashian

Më: 24 prill 2022 Në ora: 13:05
Blac Chyna

Kris Jenner dha një dëshmi në gjykatë të enjten, duke pretenduar se ish-i i Rob Kardashian, Blac Chyna, kërcënoi një herë se do të vriste Kylie Jenner.

Pas kësaj dëshmie shokuese, ajo ka thënë se modelja ia vuri armën në kokë edhe djalit të saj, Rob Kardashian.

“Ajo (Chyna) u përpoq t’i vendoste armën në kokë Robit”, tha Kris, teksa ishte në prag të lotëve.

“Chyna tha se ishte një shaka. Unë u traumatizova dhe për mua nuk ishte shaka”, vazhdoi Jenner.

“Unë jam nënë dhe përgjegjësia ime është të kujdesem për të gjithë”, vazhdoi më tej ajo.

Jenner gjithashtu pohoi se ish-çifti ishte nën ndikimin e substancave të ndryshme narkotike gjatë zënkave së tyre, duke shtuar:

“Është një temë e vazhdueshme në marrëdhënien e tyre – pirja, droga”.

Chyna ka paditur Kris, Kim, Khloé dhe Kylie për 40 milionë dollarë për humbje të të ardhurave dhe më shumë se 60 milionë dollarë për fitime të ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat