“Është vajzë për tu admiruar”/ Einxhel uron live kunatën: Rrofsh sa malet

Mediale Vip

“Është vajzë për tu admiruar”/ Einxhel uron live kunatën: Rrofsh sa malet

Më: 13 prill 2022 Në ora: 15:18
Einxhel dhe Aurora

Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, ishte sot e ftuar në emisionin “Live From Tirana”m ku uroi në mënyrën më të bukur të mundshme kunatën e saj, Aurora, me rastin e ditëlindjes.

Teksa po fliste për motrën e partnerit të saj, Dj Dagz, ish-banorja e BB VIP nuk i kurseu komplimetat për të.

“Jo 100 vjeç po i uroj sa t'i dojë zemra dhe sa të ketë fuqi të jetojë, rrofsh sa malet o Malo dhe ti realizohen absolutisht te gjitha ëndrrat dhe dëshirat e saj. Të jetë sa më e arrirë dhe e suksesshme ashtu si asaj i ka hije se është me të vërtetë një vajzë për tu admiruar dhe sigurisht shëndet dhe lumturi, janë më të rëndësishmet. Aurora të puth fort”, tha Einxhel.

Gjatë intervistës në Top Albania Radio, Shkira ka folur edhe për lidhjen e saj me Dj Dagz, me të cilin u njoh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Madje i tha publikisht “të dua”.

Dyshja jetojnë bashkë herë në Tiranë dhe herë në Prishtinë, në varësi të angazhimeve dhe ende nuk e kanë vendosur se ku do jetojnë përfundimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat