Kanye West kërkon mbi një ambient luksoz për rehabilitim

Mediale Vip

Kanye West kërkon mbi një ambient luksoz për rehabilitim

Më: 10 prill 2022 Në ora: 08:00
Kanye West

Pas tërheqjes nga “Coachella” dhe mosvajtjes në “Grammy”, reperi ‘problematik’ Kanye Ye West po përpiqet të gjejë një qendër për përmirësimin e sjelljes së tij, pasi ai do që të jetë një “njeri më i mirë dhe baba më i mirë”.

Sipas burimeve për “Page Six”, ai ka ekipin e tij që po kontrollon për qendra të shëndetit mendor “me komponente luksoze”.

“Ekipi i West ka kërkuar qendra trajtimi për të. Ai dëshiron të hyjë në një qendër që trajton problemet me sjelljen, për të qenë një njeri më i mirë dhe një baba më i mirë.“, shpjegon burimi. 

Rikujtojmë se javën e kaluar, Kanye West i ka premtuar Kim-it se nuk do ta shqetësojë më, nuk do të bëjë deklarata publike për të dhe të dashurin e saj Pete Davidson dhe do të përpiqet të bashkëpunojë sa më mirë në rritjen e fëmijëve.

Reperi gjithashtu i tha ish-bashkëshortes së tij se do të shkonte diku për t’u kuruar, por mesa duket ende nuk e ka gjetur vendin e duhur.

Një përfaqësues i reperit të njohur tha në atë kohë për “Page Six”:

Kanye West i është përkushtuar marrëdhënies për bashkë-prindërim me Kim-in dhe është fokusuar në rritjen e fëmijëve të tyre të bukur.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat