Kivanç Tatlitug do t’i vendosë të birit emrin e një prej roleve të tij!

Mediale Vip

Kivanç Tatlitug do t’i vendosë të birit emrin e një prej roleve të tij!

Më: 6 prill 2022 Në ora: 16:46
Kivanç Tatlitug

Aktori juaj i preferuar turk, Kivanç Tatlitug së shpejti do të bëhet baba.

Bashkëshortja e tij, Basak Dizer ka publikuar më herët në llogarinë e saj të Instagram-it një foto ku shfaqej në një vend me dëborë dhe në sy binte barku i rrumbullakosur.

Çifti po e pret me padurim ardhjen në jetë të gëzimit të tyre të parë por ndërkohë janë treguar edhe të rezervuar në media duke e shijuar në privatësi këtë periudhë. Mirëpo duke qenë një çift kaq i famshëm, kjo është diçka e vështirë për ta.

Mediat turke bëjnë me dije se Kivanç e ka zgjedhur emrin e djalit dhe do të jetë emri që ai ka mbajtur në një prej roleve të tij të famshme.

Ata kanë vendosur ta quajnë djalin Kurt Efe. Këtë emër Tatlitug e mbante në serialin e famshmëm “Kurt Sejit dhe Sura”, i transmetuar në Shqipëri vite më parë.

Aktori dhe bashkëshortja e tij kanë treguar se kanë zgjedhur këtë emër pasi janë njohur gjatë xhirimeve të këtij seriali.

Kıvaç Tatlıtug, ndau më herët emocionet e tij për foshnjën, duke u shprehur:

“Është një ndjenjë shumë e bukur, ne jemi shumë të lumtur. Zoti ua dhëntë të gjithëve atë që duan. Edhe ne jemi të rinj në këtë proces. Le të jetë i shëndetshëm fillimisht, le vijë shëndoshë. Nuk e kemi menduar ende emrin”, kishte thënë aktori.

Ata u martuan në një ceremoni të thjeshtë në Paris, 5 vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat