Nuk quhet më Wolf, Kylie njofton se ia ka ndryshuar emrin të birit

Mediale Vip

Nuk quhet më Wolf, Kylie njofton se ia ka ndryshuar emrin të birit

Më: 22 mars 2022 Në ora: 13:10
Kylie

Kur njoftoi se ishte bërë nënë për herë të dytë, Kylie Jenner zbuloi edhe emrin e të birit, Wolf Webster. Por duket se ajo dhe Travis Scott e kanë ndryshuar emrin e djalit të tyre. Kylie e bëri të ditur lajmin në Instagram, duke shkruar:

"Sa për informacion, emri i djalit tonë nuk është më Wolf. Thjesht nuk ndjenim se i përkiste. Thjesht doja ta ndaja, sepse vazhdoj ta shoh të shkruhet Wolf kudo."

Megjithatë, as Kylie dhe as Travis nuk kanë treguar se cili është emri i ri i djalit të tyre.

Dje Kylie publikoi një video kushtuar ardhjes së djalit të saj, të titulluar "To Our Son". Videoja është e mbushur me momente nga prapaskenat e baby-shower-it, pamje me Travis dhe Stormin në takimet me mjekun dhe madje disa pamje nga lindja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat