Dy djem ndërpresin njohjen me Efin: Po bën lojë

Mediale Vip

Dy djem ndërpresin njohjen me Efin: Po bën lojë

Më: 13 mars 2022 Në ora: 14:19
Efi

Mbrëmjen e djeshme, Bledi dhe Mevlani kanë vendosur të ndërpresin njohjen me Efin, shkak është fakti se u duket se ajo po bën lojë.

Ishte Mevlani, që shprehu se do të largohet nga ajo pasi e di se do të zhgënjehej edhe pse e pëlqen atë.

“Daç të dhëmbi, daç mos të dhëmbi, mendoj që po bën lojë, nuk ke asnjë pëlqim ndaj meje. Për të tjerët nuk më intereson se çfarë ke dhe kjo më ka bërë që njohjen tonë ta ndërpresim këtu. Nuk kam qejf të jepem pas një personi që nuk i intereson për mua,”, u shpreh Mevlani.

E nuk mungoi as reagimi i Efit, e cila u acarua.

“Ok ti e di, nuk është e vërtetë. Je frikacak,”,  iu përgjigj Efi e cila tha se deri diku arrinte ta kuptonte Mevlanin dhe e besonte, por nuk arrinte ta kuptonte Bledin aspak.

Edhe opinionisti i programit, Arjan Konomi tha se kjo nënkupton dështimin e rrugëtimit të Efit në “PërPuthen” për aq kohë sa dy djem të cilët e pëlqenin aq shumë hoqën dorë në të njëjtën kohë.

Efi pas kësaj situate dukej tejet e acaruar, pasi u refuzua nga dy djem në të njëjtën kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat