Krijimtaria e Bekim Ibrahimit nuk ndalet, hit pas hiti

Mediale Vip

Krijimtaria e Bekim Ibrahimit nuk ndalet, hit pas hiti

Nga: Maksim Gjokaj Më: 4 mars 2022 Në ora: 14:25
Bekim Ibrahimi

Përsëri flasim me Bekim Ibrahimin dhe krijimtarinë e tij. Ai dhe krijimtaria artistike, projektet e këtij artisti elitarë nuk njeh ndalesën, ato ecin me ritëm të pa parë.

Nuk na lenë as pauza të shkurtra pushimi.

Sapo ne mendojmë se ai arrin kulmin e tij muzikor, Bekimi na thotë: "Prisni! Mos u nxitoni! Ne vërtet ecim shpejt (dikush thotë po vrapojmë me kap majën e krijimtarisë sonë ), por ne kemi kohë për të udhëtuar. Ndoshta as në mes të krijimtarisë nuk kemi arritur. Maja është shumë larg, gjithsesi ne përpiqemi me mish e shpirt ta arrimë atë. Ta arrimë atë, por jo për t'u stopuar, por për tu ngjitur edhe më lart. Dhe alpinisti kështu vepron, kalon nga maja në majë deri sa arrin në Everest. Dikush, kur përfunduam dhe lançuam këngën "Jam Shqiptar" më tha: me këtë e arrite kulmin.

E falënderova, por dhe qesha brenda vetes.... Të tjerë më thanë të njëjtën gjë kur promovova këngën : " Mos harro plisin e bardhë", " Gjak shqiptari ". Shumë të tjerë kur dëgjuan këngë " Shqipëri ma i bukuri emër" e të tjerë tek këngët " Nela mori Nela ", " Mandarina " etj. Ne krijojmë punojmë çdo ditë me projektet tona, me bashkëpunëtorët e mi të shumtë. Punojmë, pasi e dimë se krijimtaria jonë nuk do ndalet deri sa të kemi frymë e të na punojë mëndja, zemra, e dora, deri atëherë muza jonë artistike nuk do njohë gjumë dhe as ndjekësit dhe adhuruesit tanë nuk i lëmë as në dremitje e jo më në gjumë.

Sa për pyetjen që na shtrohet: a nuk keni frikë që nga kjo prodhimtari kaq intensive do ulni cilësinë krijuese, unë gjithmonë jam shprehur dhe siguruar se nga projekti në projekt, nga prurja në prurje, krijimtaria jonë do ketë vetëm kurbë në rritje edhe sa i përket cilësisë. Kjo në respekt të artit dhe të adhurueseve e ndjekësve tanë të shumtë"....

Vërtet, nëse ndjek dhe analizon krijimtarinë e këtij artisti, bindesh se është vërtet kështu. Por le të flasim për këngën "Adem Jashari o Adem Jashari " Kjo këngë erdhi në përvjetorin e 14 - të Pavarësisë së Kosovës. Kënga vjen si bashkëpunim i Bekim Ibrahimit me tekstshkruesin Jahe Fida ( ky tekst është i përbashkët ku Bekimi ka shkruar refrenin, ndërsa strofat dhe redaktimin e gjithë tekstit z. Jahe Fida ), komponimin e ka bere Bekimi me orkestrimin dhe masterizimin e artistit famoz Z. Alfred Kaçinari, me vidioklip të realizuar nga ARTFABE, si dhe me grupin e valltarëve të ansamblit të Gjilanit. Të gjithë elementët e tjerë të këngës janë ideuar dhe realizuar nga vet Bekimi.

I pyetur pse pikërisht në këtë përvjetor të lavdishëm erdhi kënga, këngëtari Bekim Ibrahimi thotë: "Kjo këngë ka muaj mos te them edhe vite që është ideuar e që po punohet për të. Një këngë për legjendën kombëtare Adem Jashari është një përgjegjësi e madhe. Dhe në këngë të tjera kujdesi është në çdo detaj, por këtu ky kujdes është me dhjetëra e qindra herë më i madh. Shumë këngë janë kënduar për legjendën. Por ne duhet të vinim ndryshe dhe po aq fuqishëm ( në mos më tepër ) sa dhe të tjerët. E gjetëm metaforën, realizuam tekstin, punuam me muzikën , orkestrimin, vidioklipin dhe sollëm këtë këngë që shpresojmë të shendohet në hit.

Ju pyetët pse pikërisht tani...? Thjesht, u poqën kushtet, u poq kënga në të gjitha elementët a duhur, ishte dhe ky përvjetor i lavdishëm. Në themel të këtij përvjetori është gjaku i dëshmorëve, është gjaku i familjarëve të komandantit Adem Jashari, është vepra dhe flijimi i legjendarit. Adem Jashari është simbol i UÇK-së është vet liria, ashtu siç është vet UÇK-ja. Prandaj duke kënduar Për Adem Jasharin, ne sollëm një këngë për gjithë UÇK-në dhe mbarë trimat e heronjtë e sajë. Kjo këngë është homazh dhe buqetë për të gjithë ata me në krye Adem Jasharin". Ne i themi vetëm urime dhe suksese artistit Bekim Ibrahimi!.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat