Nën këngët patriotike, Donaldi pikturon Adem Jasharin

Mediale Vip

Nën këngët patriotike, Donaldi pikturon Adem Jasharin

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 16:11
Iliri dhe Donaldi

Aktori Donald Veshaj të mërkurën shprehur një dëshirë, që me rastin e Pavarësisë të Kosovës të pikturonte portretin e Adem Jasharit.

Nga pamjet e publikuara mund të shihet se aktori ka nisur tashmë punën për realizimin e këtij portreti.

Donaldi edhe pse njihet më shumë si aktor dhe prezantues, me profesion është skulptor pasi ka përfunduar Akademinë e Arteve në Tiranë.

Kjo e premte do të shpallë fituesin e edicionit të parë të Big Brother Albania VIP, që do të jetë njëri prej katër finalistëve: Donald, Ilir, Einxhel ose Beniada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat