Rita Ora nënshkruan një marrëveshje që i mbron edhe këngët që akoma s’i ka kënduar

Mediale Vip

Rita Ora nënshkruan një marrëveshje që i mbron edhe këngët që akoma s’i ka kënduar

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 23:27
Rita Ora

Rita Ora ka nënshkruar një marrëveshje globale regjistrimi me kompaninë BMG, që i jep asaj pronësinë e të gjitha regjistrimeve të ardhshme. Artistja e njoftoi ndryshimin në Instagram, duke thënë se është e lumtur që do ketë kontroll mbi muzikën e saj.

Më parë, Ora kishte nënshkruar më parë me Atlantic Records, ku shënoi 10 hitet më të mira, duke përfshirë këngët “Anywhere” dhe “Let You Love Me”.

Publikimi i saj i fundit për kompaninë në fjalë ishte “Bang EP” i vitit të kaluar, me DJ dhe producent Kazak Imanbek, i cili dështoi të dilte në listat kryesore në shtetet angleze. Pas kësaj, kontrata e saj me Atlantic besohet se ka skaduar.

Rita ka edhe një karrierë paralele në film dhe TV, dhe është pjesëtare e panelit të jurisë në spektaklin, “The Masked Singer UK”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat