Njerëzit janë të bindur se e kanë gjetur gjininë e fëmijës së Rihannas

Mediale Vip

Njerëzit janë të bindur se e kanë gjetur gjininë e fëmijës së Rihannas

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 18:52
Rihanna konfirmoi se është shtatzënë bashkë me partnerin e saj, A$AP Rocky.

Rihanna ka qenë kryefjala e 24 orëve të fundit më shumë se kurrë ndonjëherë.

Dje u bënë publike fotot e saj me barkun e rrumbullakosur teksa ecte rrugëve të New York dhe kështu këngëtarja konfirmoi se është shtatzënë bashkë me partnerin e saj, A$AP Rocky.

Në fotot në fjalë 33-vjeçarja shihet e veshur me xhinse dhe një xhup rozë. Dhe është pikërisht ngjyra rozë e xhaketës që ka ngritur dyshime se ajo po pret një vajzë.

Fansat janë të bindur se kjo nuk është një rastësi dhe besojnë se këngëtarja ka zbuluar se është në pritje të një vajze.

Vetë Rihanna nuk i ka konfirmuar këto dyshime, por mediat me shumë gjasa do hedhin dritë mbi të vërtetën shpejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat