“Nuk e doje prezencën time!”/ Sërish “krisje” në lidhjen mes Donaldit dhe Beatrixës. Çfarë bisedoi aktori me Egzonën që bëri xheloze atë

Mediale Vip

“Nuk e doje prezencën time!”/ Sërish “krisje” në lidhjen mes Donaldit dhe Beatrixës. Çfarë bisedoi aktori me Egzonën që bëri xheloze atë

Më: 19 janar 2022 Në ora: 09:38
Beatrix, Donald dhe Egzona

Aktori Donald Veshaj dhe konkurrentja tjetër në Big Brother VIP, Egzona kanë biseduar gjatë me njëri-tjetrin, duke sjellë pakënaqësi dhe xhelozi nga ana e Beatrix.

Këngëtarja Beatrix Ramosaj tha se Donaldi nuk ka preferuar të flasë me të, natën kur bëri autoportretin, por me Egzonën.

Ndërsa dy protagonistët e tjerë thanë se biseda mes tyre nisi krejt spontanisht.

Beatrix: Ftohja që Egzona ka menduar se ka ardhur nga ana ime, nuk ka ardhur nga ana ime, kam dashur ta përqafoj, por kam menduar që pse me të ardh me të përqafu kur t’i mi the ato në prime. Nuk më erdhi as keq as mirë që ata folën.

Egzona: Më erdhi keq që Trixa u ndje keq. Unë qëllova në një moment, Donaldi ka qenë një prej banorëve që e njoh nga jashtë. Më erdhi mirë që kur ai kishte nevojë unë isha aty për ta dëgjuar. Ndodhi krejt spontanisht kur lindi për një pikturë.

Donaldi: Gjithçka nisi për një pikturë, unë po bëja një autoportret dhe u pasqyrua gjendja ime e brendshme, ku isha i trishtuar dhe Egzona u habit.

Beatrix: Unë erdha aty dhe dukej që nuk e doje prezencën tim

Ndërkohë “Vëllai i Madh” i dha Beatrix Ramosaj një mision, për t’u sjellë si ‘drama queen’ në shtëpi.

Këngëtarja zgjodhi të shprehte përmes këtij misioni pakënaqësitë e saj ndaj Donaldit dhe Egoznës, teksa këta të fundit kaluan kohë bashkë dhe diskutuan histori të ndryshme.

Misionin Beatrix e realizoi me sukses, pasi askush nuk e kuptoi që ishte lojë, por megjithatë ajo pranon se kishte realitet brenda skenave të saj të xhelozisë ndaj Egzonës.

“Pak po ishte reale, por u bë pastaj shumë e rëndë”, rrëfeu Beatrix në spektaklin e sotëm.

Egzona, që e përjetoi shumë keq këtë situatë, pranoi faljen nga artistja, pasi u zbulua se ishte lojë, por gjithsesi tha se fakti që Beatrix zgjodhi këtë mision e bën të ndihet keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat