Baldwin dorëzon telefonin e tij në polici

Mediale Vip

Baldwin dorëzon telefonin e tij në polici

Më: 15 janar 2022 Në ora: 10:14
Alec Baldwin

Aktori amerikan Alec Baldwin (63) ua dorëzoi telefonin mobil hetuesve të vrasjes që ndodhi në fund të tetorit 2021, në xhirimet e filmit Rust në Meksikë.

Edhe pse policia njoftoi në fillim të kësaj jave se Baldwin nuk po bashkëpunonte në hetim, kreu i policisë së Nju Jorkut konfirmoi mbrëmë se aktori e solli telefonin e tij në komisariatin pranë rezidencës së tij, përcjell Reuters.

Një raport i BBC thotë se hetuesit planifikojnë të kontrollojnë emailet, mesazhet me tekst dhe zanore në lidhje me vrasjen e ndodhur më 21 tetor 2021, gjatë xhirimeve të filmit, kur u vra drejtoresha e fotografisë Halyna Hutchins dhe u plagos regjisori Joel Souza.

“Nuk do të gjejnë asgjë në telefon. Nuk ka përgjigje (të vlefshme) në këtë pajisje. Alec nuk bëri asgjë të keqe," tha avokati i tij, Aaron Dyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat