Fotot e Arjola Demirit në krah të ish-bashkëshortit 10 vite më parë, nuk keni për ta njohur

Mediale Vip

Fotot e Arjola Demirit në krah të ish-bashkëshortit 10 vite më parë, nuk keni për ta njohur

Më: 14 janar 2022 Në ora: 23:58
Arjola Demiri

Aktorja e njohur Arjola Demiri është aktualisht pjesë e spektaklit Big Brother Vip. Gjatë kësaj shfaqjeje Demiri ka treguar edhe për marrëdhënien e vështirë të saj me ish-bashkeshortin Alex Boshnjaku. 

Arjola u rrëfye se Qemali i njohur si Ajax aktualisht, e ka dhunuar fizikisht duke i shkaktuar asaj depresion dhe mendim për të vrarë veten.

Rezulton se Boshnjaku, Qemali apo Ajaxi pak rëndësi ka, është emër i njohur në botën e krimit. Kjo pasi emri i tij u përmend në masakrën e ish-Bllokut në tetor 2018 ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis martinaj dhe Eljon Hato. Boshnjaku u akuzua për mos kallëzim krimi dhe dyshohet se është mik i Ervin Matës.

Image
Këto janë foto të çftit Demiri dhe Boshnjaku të para 10 viteve kur të dy kanë dalë së bashku.

 Vihet re se Arjola Demiri atëherë ka qenë mjaft ndryshe nga ajo që është sot, madje është vështirë për ta njohur.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat