“Kujdes me helmin që lëshoni”/ Fifi nuk e kursen thumbin për banorët e Big Brother Vip

Mediale Vip

“Kujdes me helmin që lëshoni”/ Fifi nuk e kursen thumbin për banorët e Big Brother Vip

Më: 10 janar 2022 Në ora: 14:02
Fifi

Këngëtarja Fifi ka bërë së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”, ndërsa nuk munguan pyetjet në lidhje me eksperiencën e saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. 

Dikush e ka pyetur se po të rikthehej, a do të kishte bërë diçka ndryshe?

Fifi nuk ka hezituar të përgjigjet, teksa nuk e ka kursyer thumbin për disa banorë.

“Mbase nuk do t’ju kisha dhënë vëmendje disave dhe do të merresha me veten më shumë…por edhe nëse përgatitesh në çdo aspekt, si emocionalisht si strategjikisht me tipin që kam unë besoj se prapë njësoj do të kisha bërë çdo gjë! Pastaj mos të harrojmë, kujdes please me helmin që lëshoni mbi njerëzit. Nuk është normale të shpërndajmë kaq shumë negativitet..dhe unë që jam jashtë dhe e përfshirë akoma në lojë ndihem shumë keq kur lexoj disa nga komentet tuaja për çdo njeri te ajo shtëpi”, ka shkruar Fifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat