Arilena Ara dhe Gjon Muharremaj publikojnë videoklipin e këngës

Mediale Vip

Arilena Ara dhe Gjon Muharremaj publikojnë videoklipin e këngës

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 22:40
Arilena Ara dhe Gjon Muharremaj

Në fillim të muajit nëntor, Arilena Ara publikoi albumin e ri muzikor “Pop Art”.

Në mesin e disa bashkëpunimeve, një të tillë ajo e solli edhe me artistin e njohur, Gjon Muharremaj.

Arilena dhe Gjon’s Tears bashkuan forcat në këngën “Dance me”, të cilën sot ( 25 dhjetor) e lansuan edhe me vidoeklip.

Producent i këngës është Florent Boshnjaku, i cili u kujdes edhe për miksimin dhe masterizimin.

Projekti është me tekst nga Arilena Ara, Gjon’s Tears, Wendy dhe Florent Boshnjaku.

“Dance me” tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e dyshes.

Krahas Gjon’s Tears, Ara në album ka përfshirë bashkëpunim edhe me artisten Dafina Zeqiri dhe reperin, Noizy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat