Kida publikon albumin “Orchide” për ditëlindjen e 24-të

Mediale Vip

Kida publikon albumin “Orchide” për ditëlindjen e 24-të

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 14:04
Kida

Kida po e përmbyll një vit të suksesshëm, por ajo ka ende tjera projekte të planifikuara për të publikuar pa përfunduar viti 2021.

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun ka finalizuar punën për albumin e ri muzikor.

“Orchide” mban titullin albumi që do të publikohet sonte në ora 23:59, teksa këngëtarja feston ditëlindjen e 24-të pikërisht nesër më 21 dhjetor.

Lajmin për media e ka konfirmuar menaxheri i këngëtares, Enis Fetahu.

Ndërkohë, këngëtarja gjatë ditëve të fundi ka sjell nga një pjesë të shkurtër të këngëve që do të përfshihen në album.

Përveç kësaj, bashkë me albumin, Kida pritet të publikoi këngën “Mo jo” bashkë me videoklip.

Kujtojmë që projekti i saj i fundit është “Ike”, qëe u publikua në fund të tetorit dhe deri tani ka grumbulluar mbi katër milionë klikime në YouTube.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat