'Nuk po jua gjuaj gruan', William skuqet në fytyrë kur komediani komplimenton Kate

Mediale Vip

'Nuk po jua gjuaj gruan', William skuqet në fytyrë kur komediani komplimenton Kate

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 11:15
William dhe Kate

The Royal Variety Performance është një ngjarje vjetore si për familjen mbretërore, ashtu edhe për shikuesit e ITV në shtëpi çdo vit. Këtë herë, ishte radha e Princit William dhe Kate Middleton për të vëzhguar procedurat që nisën me një performancë nga kasti i Moulin Rouge the Musical. Ndërsa ai segment i bëri shikuesit të vinin paksa në qejf, prezantuesi Alan Carr i kishte ngulur sytë te Duka dhe Dukesha e Kembrixhit.

Duke ecur nëpër Royal Albert Hall, ishte e qartë se komediani dhe prezantuesi Alan Carr donte të bënte një përshtypje të madhe. Në fjalimin e tij hyrës, Alan përshëndeti Princin William dhe Kate në natën e 150-vjetorit të The Royal Variety Performance.

Ai foli fillimisht me Kate, duke i thënë asaj se dukej "absolutisht e bukur".

Por Alan shpejtoi t'i shpjegonte burrit të saj:

"Zotëri, jam i sigurt që ju nuk e dini kush jam unë, por nuk po e gjuaj gruan tuaj."

Duka dhe Dukesha të dy u përgjigjën me një qeshje, teksa komediani u përpoq t’i ngacmonte. Por duket se më i sikletosuri nga të gjithë ishte William, i cili u skuq i gjithë në fytyrë.

Epo, këto nuk janë situata të zakonta për mbretërorët.

Kate u shfaq me një fustan smeraldi vezullues. Fustani, i cili u krijua nga stilistja Jenny Packham, besohet të jetë i njëjti fustan që dukesha kishte veshur gjatë turneut mbretëror të Pakistanit në tetor 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat