Rozana Radi e pranon publikisht: I kam dedikuar këngë partnerit

Mediale Vip

Rozana Radi e pranon publikisht: I kam dedikuar këngë partnerit

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 11:16
Rozana Radi

Rozana Radi njihet si aktore edhe këngëtare shqiptare. Po përveçëse këndon,ajo eshte autorja e shumë teksteve dhe vlerësohet si një nga tekstshkrueset më të mira.

Rozana foli për karrierën e saj shumëvjeçare.

Kolegia e saj, Jonida Maliqi, nuk i la pas pyetjet thumbuese e njëra ndër to ishte se a i ka dedikuar ndonjë këngë partnerit apo ish-partnerit.

Rozana nuk hezistoi ta pranonte publikisht se “po” i ka dedikuar këngë partnerit të saj, madje theksoi se kjo është e pamundur të mos ndodhë.

“Po i kam kushtuar, mos e vazhdo më tej pyetjen. Kam 10 vite me partnerin që kam dhe këto tekstshkruese që bëjnë tekste këngësh dhe që thone teksti nuk është përjetim personal, po aq shumë gënjejnë sa nuk e ke idenë. Por në privat thonë që është”, ka treguar Rozana.

Duke qenë se tashmë po është edhe gara në festivalin e RTSH-së, ajo u pyet nëse ka pasur dëshirë të marrë pjesë dhe Rozana nuk e përjashtoi atë mundësi.

Ajo shprehu se do të merrte pjesë me shumë dëshirë në festival, apo Eurovizion, vetëm nëse do të kishte materialin e duhur muzikor.

Projekti i saj i fundit është kënga “Sereneta” në bashkëpunim me Ernestin (Stine).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat