Ngjarje tronditëse, parukieri turk i VIP-ave shqiptarë vret vajzën e mitur

Mediale Vip

Ngjarje tronditëse, parukieri turk i VIP-ave shqiptarë vret vajzën e mitur

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 07:26
Habip Ozturk

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi. Mësohet se Habib Ozturk ka masakruar me thikë vajzën e tij të mitur.

Sipas raportimeve, Ozturk e ndërmori aktin e rëndë në momentin që gruaja i ka kërkuar divorcin.

Habip Ozturk që sipas mediave turke ka punuar si parukier në Tiranë, u përpoq të viste veten me të njëjtën thikë me të cilën më herët kishte vrarë vajzën e tij shtatëvjeçare, duke i prerë fytin.

Ai është dërguar në spital me plagë të rënda. Vetëm pak minuta para aktit mizor dhe tentativës për të vrarë veten, Ozturk kishte bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruante: "Të dua shumë vajza ime e bukur!”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat