Roza Lati rrëfen ngjarjen e dhimbshme: Kam gjetur një vajzë me xham në dorë donte të priste damarët

Mediale Vip

Roza Lati rrëfen ngjarjen e dhimbshme: Kam gjetur një vajzë me xham në dorë donte të priste damarët

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 10:53
Roza Lati

Sot, preznatuesja Roza Lati ka folur mbi gjuhën e urrejtjes në median online. Roza është shprehur disa herë publikisht për paragjykimet dhe komentet negative që merr, por kësaj here ajo tregoi një histori specifike për një adoleshente:

"Më kanë ngacmuar njerëzit por jo mendimet e tyre. E thënë në mënyrën më delikate të mundshme, s’më plas fare (qesh). Do jap një rast konkret, kam gjetur një vajzë në liqen me xham në dorë donte të priste damarët, 15-vjeçe nga Kamza sepse e kërcënonin në Instagram. E pashë një ditë me sytë me lot, të enjtur dhe nuk u përfshiva, e pashë ditën e dytë dhe kyçet e duarve i kishte të fashuara dhe më kapi ankthi. E pyeta se çfarë problemi ke dhe me diskutoi në lot që e kërcenonin me profile fallco dhe më tha që nuk i njoh personat. I thashë: “Të vras mëndjen për kërcënimet në Instagram, do të kisha luajtur mendsh që 17- vjeçe”.

Kishte shkuar në komisariat për të bërë denoncim dhe nuk ja kishte marrë seriozisht policia. Aty u nervozova, i dhashë numrin tim të telefonit dhe i thashë që do të shkojmë bashkë në komisariat. Shteti e ka mundësinë për të mbyllur profile të tilla edhe ligjërisht, por nuk e kishin ndihmuar. Kishte pasur një përplasje nga të gjitha anët. Ajo vajzë është mirë tani.,- tregoi Roza. 

Ajo gjithashtu u pyet për ‘dramën e Donaldit dhe Beatrix, por Roza mendon se këto gjëra janë të pritshme:

Në fakt interneti është shumë i egër dhe qoftë personat që kanë hyrë dhe familjarët e tyre kur e kanë marrë në konsideratë që po i hymë kësaj gjëje, merrni në konsideratë edhe gurët që do ju hedhë interneti dhe mundësisht të ndërtojnë kalatë e tyre me ato gurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat