Kledi tregon për kohën kur ishte në një klasë më Arbanën

Mediale Vip

Kledi tregon për kohën kur ishte në një klasë më Arbanën

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 21:47
Kledi Hysa dhe Adela Osmani

Kledi Hysa ka qenë i ftuari i radhës në emisionin Pikë me Adela Osmanin dhe në bisedën dedikuar pjesëmarrjes në Big Brother, por edhe karrierës e jetës së tij, ndaloi edhe në raportin me Arbana Osmanin.

Kur u pyet nga Adela mbi faktin që kanë qenë në shkollë bashkë, ai rrëfeu se Arbana ka qenë ndër më të zgjuarat në shkollë. “Nga klasa e pestë kemi qenë në klasë dhe dukej që do bëhej e madhe. Ishte shumë e zgjuar dhe dinte anglisht që në atë kohë shumë mirë”, pranoi Kledi.

Ndërsa më tej, modeli pranoi se ajo e ndihmonte edhe me mësimet.

Ditën e parë të hyrjes së Kledit në shtëpi, moderatorja zbuloi se ata kanë ndarë bashkë bankën e shkollës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat