Mevlan Shaba publikon këngën e re “Bota ime”, kritikohet nga fansat për ndryshimin e titullit

Mediale Vip

Mevlan Shaba publikon këngën e re “Bota ime”, kritikohet nga fansat për ndryshimin e titullit

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 22:56
Mevlani

Ai u bë i njohur në emisionin e dashurisë, “Përputhen”, por tani edhe si këngëtar.

Bëhet fjalë për artistin nga Shqipëria, Mevlan Shaba, i cili famën e madhe e fitoi rreth një vit më parë në programin e lartpërmendur.

I njëjti së fundmi ka publikuar këngën e re “Bota ime”, që është një përpunim i njërit prej projekteve që e solli dedikuar konkurrentes, Ledjana Prenga.

Tekstin e ka shkruar vet Shaba, kurse për muzikën është përkujdesur Petro Xhori.

Orkestrimi, miksimi dhe materizimi ndërkohë u realizua nga Alsked Rrenja.

Videoklipi iu besua produksionit, Magic Pro, gjersa tani ndodhet në kanalin e Mevlit në YouTube.

Ndërkaq, reagimet në rrjet kanë qenë të menjëhershme duke e akuzuar për ndryshimin e bërë në këngë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat