“A je me të propozu”, Dj Dagz nis flirtet me Einxhel Shkirën

Mediale Vip

“A je me të propozu”, Dj Dagz nis flirtet me Einxhel Shkirën

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 08:43
Dj Dagz

Pas Dj PM, edhe dj tjetër nga Kosova, ka filluar flirtet me një prej banoreve të Big Brother VIP.

Dj Dagz tashmë ka nisur të flirtojë më Einxhel Shkirën. Dyshja gjatë mbrëmjes së djeshme i kanë lëshuar fjalë njëri-tjetrit gjatë gjithë kohës.

Një gjë e tillë filloi derisa banorët po diskutonin për darkën. Ishte Einxhel ajo që ofroi të gatuante darkën për DJ.

Por, përgjigja e tij la të habitur banoren.

“Jo, o shpirt kur do të më bësh një nder, nuk do e shfrytëzoj me ushqim”, tha Dagz.

“Po kush tha që nderet e tjera mund t’i bëj. Këta mund ta bëja”, ia ktheu Einxhel.

Më pas, derisa Einxhel po gatuante, Dagz i shkon te kuzhina dhe i tha se po e sheh nëse është e zonja në kuzhinë për t’i propozuar.

“O shpirt. Erdha me të kqyr ca po bën, a je e zoja a jo se unë veten e kam tregu tash. Thash ta shoh ca je në gjendje me ba ti. A je me të propozu a jo”, i drejtohet DJ Dagz.

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat