Kylie reagon pas ngjarjes tragjike në koncertin e Travis, ku ajo ishte në publik bashkë me Stomi-n

Mediale Vip

Kylie reagon pas ngjarjes tragjike në koncertin e Travis, ku ajo ishte në publik bashkë me Stomi-n

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 17:58
Kylie, Travis

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi në koncertin e Travis Scott, ku humbën jetën 8 persona dhe u lënduan 300 të tjerë, ka reaguar edhe Kylie Jenner. Ajo ishte në publik, së bashku me vajzën Stormi, për të mbështetur të dashurin e saj dhe ka ndarë vazhdimisht pamje në rrjetet sociale nga nata.

Travis u përball me kritika të shumta nga fansat për shkak se vazhdoi performancën e tij, pavarësisht rrëmujës dhe ardhjen së ambulancës në vendgjarje. Pikërisht kësaj iu referua Kylie në postimin e saj, duke theksuar se Travis nuk e kishte kuptuar se çfarë po ndodhte ndërkohë që performonte. Ajo këmbënguli se ata nuk ishin dëshmitarë të kaosit të së premtes.

“Dua ta bëj të qartë se ne nuk ishim në dijeni të viktimave derisa doli lajmi pas shfaqjes dhe kurrë në botë nuk do të kishim vazhduar xhirimet apo performancat”, shkroi Jenner, në një Story në Instagram. “Unë po u dërgoj ngushëllimet më të thella familjeve gjatë kësaj kohe të vështirë dhe do të lutem për shërimin e të gjithë atyre që janë prekur.”

Jenner, e cila është shtatzënë me fëmijën e dytë të çiftit, tha se ata ishin "të thyer dhe të shkatërruar" nga ngjarja.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë ata që humbën jetën, u plagosën apo u prekën nga ngjarjet e djeshme. Dhe gjithashtu për Travisin, për të cilin e di se kujdeset thellësisht për fansat e tij dhe komunitetin e Hjustonit”, -ka shkruar ajo.

Kylie u kritikua në rrjetet sociale për postimin e pamjeve në Instagramin e saj që tregonin një ambulancë që përpiqej të shkonte drejt viktimave. Gjë për të cilën u justifikua se nuk ishte në dijeni se çfarë po ndodhte.

Scott gjithashtu ndau një video emocionale në Instagram të shtunën duke adresuar kritikat se ai vazhdoi me performancën e tij, ndërsa fansat u përfshinë në rrëmujën vdekjeprurëse dhe të tjerët bërtisnin "ndaloje shfaqjen".

"Nëse do ta kisha kuptuar, ju e dini që unë do ta ndaloja shfaqjen dhe do t’i ndihmoja që të merrnin ndihmën që u nevojitej," tha ai. “Nuk mund ta imagjinoja kurrë ashpërsinë e situatës. Sinqerisht jam thjesht i shkatërruar dhe nuk mund ta imagjinoja kurrë që diçka e tillë të ndodhte.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat