Adele do që ky aktor të jetë Bondi i ri

Mediale Vip

Adele do që ky aktor të jetë Bondi i ri

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 14:12
Adele

Fituesja 33-vjeçare e “Grammyt” ka zbuluar do të donte ta shihte aktorin e “Loki”, Jonathan Major, ta zëvendësonte Daniel Craigun në rolin e agjentit 007, por për shkak se ai është amerikan, zgjedhja e saj e dytë është ylli i “Luther”, i cili më parë ishte këshilluar për ta marrë rolin ikonik si spiuni i zgjuar.

Duke folur për revistën “Vogue” për serinë “73 Questions”, këngëtarja e hitit “Easy On Me” ka thënë: “Dua të them se është e vështirë, ka pasur shumë zgjedhje të ndryshme. Por unë do të doja që Jonathan Major të ishte Bondi i ardhshëm. Por nuk e di nëse kjo lejohet sepse ai është amerikan. Por mendoj se zgjedhje e mirë do të ishte Idris Elba”.

Idris i kishte befasuar fansat në vitin 2018 kur postoi një selfie në Twitter me mbishkrimin “Quhem Elba, Idris Elba”, gjë që ngjalli spekulime se ai ishte duke u rreshtuar për këtë pjesë.

Megjithëkëtë, ai hodhi poshtë thashethemet shpejt.

Ndërkohë, një ekspert së fundmi ka pohuar se fillimisht supozohej që Bondi të ishte grua.

Steven Jay Rubin, autori i “The James Bond Movie Encyclopedia”, ka sugjeruar se spiuni i Ian Fleming ishte caktuar për aktoren fituese të cmimit “Oscar”, Susan Hayëard, në vitet 1950 para se të merrte pjesë i ndjeri Sir Sean Connery.

Steven ka thënë: “Skenaristi Lorenzo Semple dhe producenti Gregory Ratoff ishin në proces duke u përqendruar që Bondi të ishte grua. Duke marrë parasysh se ishte mesi i viteve 1950, ishte shumë e diskutueshme, por Susan Hayward kishte brumë për këtë rol”.

Historiani i Bondit ka shtuar: “Bondi do të ishte një lëvizje e natyrshme për të. Por për çfarëdo arsye ajo thjesht nuk ndodhi. Ka një milion arsye pse një studio mund të marrë parasysh diçka dhe pastaj ta ndryshojë mendjen”.

Daniel, 53 vjeç, është paraqitur në xhirime për herë të fundit në “No Time To Die”, por së fundmi hodhi poshtë sugjerimet që një grua duhet të marrë përsipër rolin e agjentit 007, pasi ai beson se duhet të krijohen “role më të mira” për aktoret, në vend të këtij roli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat