Adele s’qenka aq e pasur sa mendonim: Nuk do të mund ta përballoja shtëpinë në Londër

Mediale Vip

Adele s’qenka aq e pasur sa mendonim: Nuk do të mund ta përballoja shtëpinë në Londër

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 00:28
Adele

Adele u zhvendos nga Londra në Los Anxheles disa vite më parë, por në intervistën për “Vogue”, këngëtarja rrëfeu se arsyeja pas kësaj ishin shtëpitë e kushtueshme të kryeqytetit britanik.

Ndonëse njëra prej tyre ishte përmirësimi i jetës për familjen pasi siç thotë Adele, “në Londër pjesa më e madhe e kohës së saj kalonte brenda makinës ose një ndërtese”. Ajo kërkonte një vend me ajër të freskët nga ku mund të sodiste qiellin, ndaj iu drejtua Los Anxhelesit plot diell.

“Shtëpinë që kam në Los Anxheles nuk do të mund ta përballoja në Londër. Kurrë”, tha ajo. “I kam parë shtëpitë. Kushtojnë miliona paund. Nuk i kam aq shumë para. Do të villja”.

Sipas “New York Post”, Adele ka 3 shtëpi ngjitur me njëra-tjetrën në Los Anxheles, të cilat së bashku kapin vlerën e 30 milionë dollarëve. Në njërën prej tyre qëndron ish-bashkëshorti i saj, Konecki, kështu që do të ishin pranë djalit të tyre pas divorcit.

Ndonëse në Londër ajo nuk ka një shtëpi madhështore, Adele tha se atje ka një shtëpi “shumë europiane”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat