Beniada shpjegon deklaratën për Arditin: Nuk ka lidhje me të, banori që më pëlqen është …

Mediale Vip

Beniada shpjegon deklaratën për Arditin: Nuk ka lidhje me të, banori që më pëlqen është …

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 06:39
Beniada, Arditi

Një tjetër natë plot të qeshura dhe diskutime mes banorëve të Big Brother Albania Vip. Beniada shpjegoi deklaratën e bërë për Arditin.

Beniada tha se ishte keqkuptuar deklarata e saj për Arditin duke thënë se nuk e shikon si një partner të mundshëm në shtëpi.

“U keqkuptua. Nuk e thashë në atë lloj mënyre. Më duket i mirë, i qetë, por jo në kuptimin për lidhje”- tha Beniada.

“Kemi një shprehje ne këtu. E dua si vëlla”- ndërhyri Paloma.

Cili është personi që i afrohet idealit tënd?- e pyeti Fifi.

“Nuk kam një ideal. Më pëlqen Shabani pasi është bjond me sy bojë qielli”- u tha Beniada, por përgjigjia e saj shkaktoi të qeshura pasi Sabianin e quajti Shaban.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat