Big Brother ka nisur që sot, Arbana çfarë u kanë bërë VIP-ave 24 orë përpara

Mediale Vip

Big Brother ka nisur që sot, Arbana çfarë u kanë bërë VIP-ave 24 orë përpara

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 13:27
Arbana Osmani

Për ata që kanë pranuar të bëhen pjesë e lojës, “Big Brother VIP” ka filluar.

“Prej 24 orësh të gjithë banorët janë izoluar në dhoma të veçanta në hotel, pa telefon dhe pa mundësinë për të komunikuar me askënd veç produksionit”, zbuloi Arbana Osmani këtë mëngjes.

Më tej ajo ka treguar se të gjithë Vip-ave do t’ju bëhen një sërë testesh mjekësore, psikologjike por edhe trajtime spa e bukurie.

Ndërkohë Arbana nuk ka përmendur asgjë lidhur me vaksinimin për Covid, e cila tashmë është bërë pasaportë e çdo eventi.

Surprizat e mëdha mbeten për mbrëmjen e 5 tetorit, ku të gjithë do njohim se cilët janë personat e famshëm që do të luftojnë për çmimin e madh, por edhe për zemrën e publikut.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat