Akon: Të pasurit dhe të famshmit kanë më shumë probleme sesa të varfrit

Mediale Vip

Akon: Të pasurit dhe të famshmit kanë më shumë probleme sesa të varfrit

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 20:43
Akon

Duke reaguar pas lajmit për vdekjen e aktorit Michael K. Williams, Akon ka deklaruar se të pasurit dhe të famshmit kanë më shumë probleme sesa të varfrit.

Muzikanti beson se ylli i serialit “The Wire” – i cili u gjet i vdekur në moshën 54 vjeçare si pasojë e mbidozës me drogë – është një tjetër shembull se çfarë mund t’i bëjë njeriut ajo që njihet si ‘fasada e suksesit’.

“Kjo punë krijon një rreth, në të cilin të gjithë mbajnë maska. Të famshmit dhe të pasurit kalojnë nëpër më shumë probleme sesa të varfrit. Më shumë para, më shumë probleme”, ka thënë Akon.

Ai më tej ka kërkuar nga secili që ka vartësi ndaj drogës që të kërkojë ndihmë dhe të gjegjë një mënyrë tjetër për t’u përballur me problemet e veta.

Sipas tij, nuk është turp të kërkosh ndihmë kur ke nevojë, ndërsa për aktorin ka thënë se ka qenë person i jashtëzakonshëm, mjaft qesharak dhe i talentuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat