"Di Caprio i ri" që po çmend botën

Mediale Vip

"Di Caprio i ri" që po çmend botën

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 09:33
Timothee Chalamet

Timothee Chalamet është aktori amerikan 25-vjeçar i njohur për rolin protagonist në ‘Call me by your name’, për të cilin u nominua për Oscar dhe hyri në histori si aktori më i ri i nominuar në 80 vitet e fundit. Sukseset ama nuk ndaluan.

Pasi u shfaq në: Lady Bird, Hot Summer Nights, Beautiful Boy, The King, Little Women, Timothee fitoi shumë çmime, e së fundmi mori vëmëndjen e mediave me protagonizmin në filmin ‘Dune’.

Teksa parakalonte në tapetin e kuq të ‘Venice Film Festival’, mediat vunë re sa shumë admirues kishte mes të pranishmëve, nga fanset tek kolegët e tij. Dhe gjithë entuziasmi i rrallë për aktorin solli në kujtesën e të gjithëve fiksimin e dikurshëm me Leonardo DiCaprio pas shfaqjes së ‘Titanic’ (nga adoleshentët e asaj kohe). E njëjta mani thuhet se po përsëritet për Timothee dhe emri i saj është “Chalamania”.

Vetë 25-vjeçari është shumë me këmbë në tokë. Ai është shprehur më herët se është i lumtur që mundet të paguajë vetë detyrimet e taksave dhe e do punën që bën.

Ndërsa për jetën sentimentale, ai është fans i marrëdhënieve të gjata dhe jo i flirteve kalimtare. Timothee qe i lidhur për shumë kohë me të bijën e Madonna, e së fundmi është lidhur me vajzën e Johnny Depp, me të cilën u nda pak më herët, por gjasat janë që të jenë rikthyer.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat