Vdes aktori i njohur turk

Mediale Vip

Vdes aktori i njohur turk

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Metin Çekmez i cilësuar si aktor mjeshtër në Turqi ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare mëngjesin e sotëm në spitalin ku ai po trajtohej.

Aktori vuante prej kohësh nga kanceri.

I njohur për dashamirësit e teatrit turk dhe shikuesit e TV nga shumë prodhime të famshme, Metin u trajtua kohët e fundit në Spitalin Shtetëror Aydın Atatürk.

Metin Cekmez, e filloi karrierën e tij në vitin 1962 ndërsa vite më vonë ai mori pjesë në shumë filma dhe seriale televizive.

Aktori mjeshtër ishte veçanërisht e njohur për projekte të tilla si Super Baba, Binbir Gece, I Named Feriha.

Për publikun shqiptar ai u bë i njohur nga seriali ‘Një pjesë e imja’ e transmetuar nga tv Klan 5 vite më parë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat