Këngëtarja e njohur thotë se nuk ka pasur miq kur ishte më e re

Mediale Vip

Këngëtarja e njohur thotë se nuk ka pasur miq kur ishte më e re

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 14:06
Camila Cabello

Këngëtarja e njohur, Camila Cabello, ka treguar se kur ishte e re nuk kishte pasur shumë miq.

Ylli 24-vjeçar i muzikës në një intervistë të fundit e pranoi se, orari i ngarkuar i punës ia kishte bërë të vështirë të krijojë shoqëri të forta përgjatë vjetëve.

Bukuroshja kubano-amerikane e cila u bë e famshme si anëtare e grupit “Fifth Harmony”, deklaroi: “Unë punoj prej moshës 15-vjeçare. Më ka rënë të udhëtoj aq shumë përgjatë vjetëve, sa e kam pasur shumë të vështirë të krijoj shoqëri të forta dhe stabile. E kam shumë të vështirë të afrohem me njerëz”.

Cabello e filloi karrierën muzikore si anëtare e bendit “Fifth Harmony”, krahas këngëtareve tjera, Ally Brooke, Normani, Lauren Jauregui dhe Dinah Jane, para se të largohej nga grupi i suksesshëm në vitin 2016, për ta ndjekur karrierën si solo këngëtare.

Por, edhe gjatë kohës sa ishte pjesë e grupit, ajo thotë se pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar me nënë e saj.

“Pas punë, unë dhe nënë ime gjithmonë dilnim në darkë. Shkonim bashkë për të ngrënë sushi apo për të shëtitur. Pra ishim gjithmonë vetëm ne të dyja. Ndoshta më shumë se që duhej të kalonim kohë bashkë. Kjo ka ndodhur ngase unë nuk kisha shoqe”, ka deklaruar Cabello për revistën “Bustle”

Camila po ashtu foli për turneun e vitit 2018 të Taylor Swiftit, “Reputation”, dhe faktit se si pas turneut dy këngëtaret e kanë krijuar një shoqëri të fortë mes veti.

Ylli i hitit “Senorita” e cila në vitin 2019 e filloi lidhjen romantike me këngëtarin, Shaën Mendes, shpjegoi: “Taylor gjithmonë ka qenë shumë e sjellshme me mua dhe më ka përkrahur vazhdimisht. Ajo gjithashtu e bënë të pamundurën të të ofrojë këshilla si artiste. Ajo është shumë e përkushtuat që t’i bëjë lidhjet dhe shoqëritë prioritet në jetën e saj. Taylor është shumë e guximshme dhe di si të ndërtojë raporte të forta me njerëzit përreth saj”.

Cabello është falënderuese që 30-vjeçarja, Swift, gjithmonë gjen kohë për të folur me të, pavarësisht sa e zënë është me punët dhe angazhimet e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat