Me këtë këngë Billie Ellish sulmon kolegët që i mohojnë operacionet plastike

Mediale Vip

Me këtë këngë Billie Ellish sulmon kolegët që i mohojnë operacionet plastike

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 16:44
Billie Ellish

Billie është revoltuar me ‘trendin’ më të ri të modës që ndjekin të famshmit.

Edhe kësaj radhe Billie Ellish ka goditur me këngën e saj të re me anë të së cilës ka prekur një temë shumë ‘in’ sa iu përket personazheve ‘Vip’.

Ellish shquhet përherë për opinionet e saj të sinqerta, të cilat i shfaq edhe në intervista por edhe në këngë.

Së fundmi, ajo ka reaguar tejet e revoltuar, ndaj të gjithë atyre personazheve vip të cilët mohojnë se kanë kryer operacione plastike, duke krijuar në këtë mënyrë standarde jo të vërteta bukurie.

Kënga më e re e saj “OverHeated”, i dedikohet problemeve me bullizmin ndaj peshës trupore dhe u dedikohet atyre të famshëmve që kanë “trupa plastikë’.

“Nuk është puna ime, por a nuk lodheni duke pozuar për fotografi me atë trup plastik?”, është një pjesë e këngës së saj të re.

Ellish në një intervistë për “The Guardian”, foli në detaje për qëndrimin e saj, ku ndër të tjera tha, “OverHeated” është për të gjithë ata njerëz që promovojnë standarde trupore të pavërteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat