Tha se do hapte gjyq kundër saj, babai i Meghan bën hapin që askush nuk e priste

Mediale Vip

Tha se do hapte gjyq kundër saj, babai i Meghan bën hapin që askush nuk e priste

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 14:44
Meghan Markle, Thomas Markle

Tashmë të gjithë e dinë se Meghan Markle nuk ka aspak një marrëdhënie të mirë me babanë e saj, Thomas Markle. Ky i fundit doli me disa deklarata aspak të këndshme kur u bë publike lidhja e vajzës së tij me Princ Harry-n.

Si pasojë, në maj të vitit 2018, Dukesha e Sussex nuk e ftoi në dasmë babanë e saj. Madje duket se ajo ende nuk ka prezantuar djalin dhe vajzën me gjyshin e tyre.

“…nuk do të ishte asgjë pa mua. Unë e kam bërë atë dukeshën që është sot. Çdo gjë që është Meghan sot, është prej meje”, është shprehur Thomas më herët.

Madje disa ditë më parë ai dha edhe një intervistë për “Fox”, ku ishte i bindur se do të hapte një gjyq për Meghan dhe Harry-n pasi do që të fitojë të drejtën për të takuar nipin Archie dhe mbesën Lilibet.

Por pavarësisht të gjitha këtyre deklaratave që kanë bërë shumë bujë në media, duket se 77-vjeçari ka bërë një hap drejt pajtimit me të bijën me rastin e 40-vjetorit të saj.

Sipas mediave të huaja, Thomas i ka dërguar një buqetë me trëndafila të kuq, mes të cilëve dy të verdhë që simbolizonin dy fëmijët e saj. Gjithashtu thuhet se bashkëshortja e Princit Harry nuk e ka pranuar këtë dhuratë, e duket se ajo nuk ka aspak dëshirë që të pajtohet me babanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat