Fansi i zjarrtë, ja çka bën për Melindën

Mediale Vip

Fansi i zjarrtë, ja çka bën për Melindën

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 17:54
Melinda Ademi dhe fansi i saj

Melinda Ademi është një prej repereve më të njohura të estradës, e cila ka shumë fansa.

Muzika dhe figura e saj është aq e preferuar nga disa, saqë duan ta kenë edhe pjesë të pamjes së jashtme si shenjë imazhin e saj.

Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi një fans i zjarrtë i reperes, i cili i ka prerë flokët në atë formë që të tregojë fytyrën e saj.

Ka qenë floktari Joti Bocerri, ai i cili e ka realizuar këtë lloj të veçantë të artit në kokën e klientit të tij.

Në videon e publikuar në TikTok e cila është bërë tashmë virale, floktari tregon tërësisht procesin deri në arritjen e rezultatit përfundimtar.

Videoja në fjalë ka marrë afro 35 mijë pëlqime vetëm në këtë rrjet social, gjersa nuk kanë munguar edhe komentet e shumta.

Kjo video dashamirëse nga fansat vjen në po të njëjtën ditë që në rrjetet sociale qarkulloi një tjetër video e sikletshme e Melindës në një nga koncertet e saj, ku shihet teksa i drejtohet një fansi me fjalët “mos më prek” në momentin që ai tentoi ta prekte nga mbrapa. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat