Kanye këndon për jetën me Kim

Mediale Vip

Kanye këndon për jetën me Kim

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 16:06
Kanye West

Kanye West shpërtheu në lot në skenë teksa prezantonte albumin e ri. Ishte kënga për Kim Kardashian që e preku më shumë.

Kënga titullohet “Welcome to my life” dhe përshkruan nga divorci i tij deri tek përpjekjet e dështuara për t`u bërë president i Amerikës. Më pak fjalë rrëfen gjithë situatën e vështirë të dy viteve të fundit.

“Ai flet për fëmijët në të dhe përmend faktin që ajo i mori gjithçka. Pasi mbaroi këngën, ai ndaloi për dy minuta, dhe qau. Ishte vërtet një situatë e zymtë”, thotë dikush që ishte prezent në koncert.

Në korrik të vitit 2020, Kanye njoftoi në Twitter se do të garonte për zgjedhjet presidenciale të atij viti në SHBA dhe ky deklaratë e detyroi Kim ta shtronte për t`u kuruar në një klinikë të shëndetit mendor. Pas disa javësh çifti njoftoi edhe ndarjen nga njëri-tjetri.

Fëmijët qëndrojnë me Kim dhe Kanye flitet se është në një lidhje me Irina Shayk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat