Britney i kundërvihet edhe së motrës, edhe pse ajo tha se mbante anën e saj

Mediale Vip

Britney i kundërvihet edhe së motrës, edhe pse ajo tha se mbante anën e saj

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 22:47
Britney Spears/ Jamie Spears

Britney Spears thotë se kujdestaria e urdhëruar nga gjykata, e cila e ka vendosur të atin në krye të jetës dhe karrierës së saj, i vrau ëndrrat.

Në një postim të ashpër në Instagram, ylli i popit i doli kundër babait të saj, Jamie Spears, motrës dhe kritikëve.

Këngëtarja kritikoi njerëzit që lënë komente në videot e kërcimit në shtëpinë e saj, që ajo shpesh poston në Instagram. Ajo tha me siguri se nuk do të performojë më live për sa kohë që babai i saj vazhdon të marrë vendime për të.

"Për ata prej jush që zgjedhin të kritikojnë videot e mia duke vallëzuar… shikoni se unë nuk do të performoj më për sa kohë babai im merret me ato që vesh, them, bëj ose mendoj! Unë e kam bërë këtë gjë për 13 vitet e fundit," shkroi ajo duke vazhduar: "… Jo unë nuk do të vë grim të rëndë dhe të dal përsëri në skenë dhe të mos jem në gjendje të arrij një marrëveshje me remikset e këngëve të mia për vite me radhë, apo të lutem të vendos muzikën time të re në koncertin tim për fansat e mi ... kështu që, unë heq dorë”.

Ajo gjithashtu iu referua të motrës, Jamie Lynn Spears:

"Nuk më pëlqen që motra ime u shfaq në një shfaqje çmimesh dhe interpretoi këngët e mia në remix!!"

Ajo theksoi se kujdestaria i vrau ëndrrat, prandaj e vetmja që i ka mbetur është shpresa.

Ndër të tjera, këngëtarja kritikoi edhe dokumentarët e bërë për të, duke thënë se nuk i pëlqente mënyra se si në to silleshin momente poshtëruese nga e kaluara.

Ky postim erdhi një ditë pasi ajo kritikoi ashpër ata që nuk e mbështetën publikisht në të kaluarën - por po e bëjnë tani që lëvizja "Free Britney" është e popullarizuar. Të gjithë menduan menjëherë se Britney iu referua të motrës, e cila doli në mbështetje të saj vetëm pasi ylli i popit bëri rrëfimin publikisht. Dhe në fakt, Britney i tregoi rezervat e saj me të motrën në postimin e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat