Butrinti ka një mesazh për Ledri Vulën dhe Kidën

Mediale Vip

Butrinti ka një mesazh për Ledri Vulën dhe Kidën

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 00:58
Ledri Vula, Kida dhe Butrint Imeri

Në mesnatën e 3 korrikut, treshja më e mirë e momentit, Ledri Vula, Kida dhe Butrint Imeri publikuan bashkëpunimin e tyre të parë. Kënga mban titullin “Dale” dhe është një këngë mjaft ritmike, perfekte për verën.

“Dale” arriti miliona klikime brenda një kohe shumë të shkurtër dhe pa frikë mund ta cilësojmë si një nga hitet e këtij sezoni.

Madje kënga ka kaluar kufijtë shqiptarë dhe po bën namin kudo në botë. Dy ditë pas publikimit shifrat tregonin se “Dale” renditej në 5 vendet e para të listave në vende të mëdha si Zvicër, Maqedoni e Veriut, Gjermani dhe Itali.

Tashmë kjo këngë numëron 15 milionë klikime në Youtube teksa kanë kaluar vetëm 11 ditë nga publikimi i saj.

Butrinti shprehet i bindur se “Dale” ka thyer çdo rekord në tregun shqiptar duke arritur një shifër kaq të lartë në një kohë të shkurtër. Me këtë rast ai ka falenderuar edhe Ledri Vulën e Kidën, që pranuan ftesën e tij për këtë bashkëpunim kaq të suksesshëm.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat