Viktoria ka kërkesën e veçantë për veshjet e Rudinës

Mediale Vip

Viktoria ka kërkesën e veçantë për veshjet e Rudinës

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 13:36
Rudina dhe Viktoria

Mami Rudina dhe Viktoria janë gjithmonë në qendër të vëmendjes të ndjekësve për marrëdhënien e shkëlqyer nënë-bijë.

Së fundmi, moderatorja ka ndarë në “Instagram” disa momente me të bijën ku dallohen këmishat njësoj pasi siç duket e bija dëshiron që të duket matchy-matchy me mamin.

“Dikush ta bindë Vikin, që jo patjetër duhet matchy matchy”, ka shkruar Rudina duke qeshur.

Po ashtu, moderatorja komentohet gjërë për raportin me partnerin e saj, Mark Frrokun.

Kujtojmë se Rudina Dembacaj dhe Marku u kurorëzuan me martesë në ditën e parë të vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat