Hiti i Spice Girls mbush 25 vjeç

Mediale Vip

Hiti i Spice Girls mbush 25 vjeç

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 13:35
Spice Girls

Kënga e famshme e grupit Spice Girls,  “Wannabe” mbush sot 25 vjet.

 “Wannabe” është kënga me të cilin grupi debutoi për herë të parë në skenë, nga ku ndryshuan përgjithmonë industrinë e muzikës.

Përvjetori festohet me publikimin e Wannabe, i cili përfshin një demo të single, një remix të “Junior Vasquez” dhe baladën e re “Feed Your Love”.

Miliona vajza në të gjithë botën janë identifikuar me Victoria, Geri, Emma, Mel B dhe Mel C, të cilat janë ende një simbol i fuqisë së vajzave sot.

Platforma gjigante e muzikës, “Spotify” zbulon se kënga është më e dëgjuara e të gjitha kohërave me mbi 590 milionë transmetime në të gjithë botën. Sipas të dhënave amerikanët janë adhuruesit më të mëdhenj të grupit “Spice Girls” në mbarë botën, të ndjekur nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat